Home Politike Pse nuk shpallet gjendja e emergjencës? Rama: Ka kritere të përcaktuara! 1458...

Pse nuk shpallet gjendja e emergjencës? Rama: Ka kritere të përcaktuara! 1458 ha tokë e përmbytur nuk ka lidhje me Kaskadën

Teksa opozita e ka thirrur në interpelancë për përmbytjet dhe e pyet përse nuk shpallet gjendja e emergjencës, kryeministri Edi Rama iu përgjigj se ka kritere që nuk lidhen me situatën aktuale.

“Se ku është çeta e kusarëve do e jap të plotë sot. Sa i përket çështjeve të ngritura prej jush në parantezën e bërë, lexova që shqetësimi juaj kryesor dhe pyetja juaj kryesore ishte pse nuk shpallet gjendja e emergjencës. Kjo ka në kuadër të plotë dëgjor kritere të përcaktuara që nuk kanë lidhje me situatën. Janë faktet që flasin shumë qartë. Kur unë flisja, për Shkodrën, ka qenë një situatë katastrofike, për shkak të menaxhimit skandaloz të Kaskadës. Sipërfaqja e përmbytur ka qenë 1458 ha këtë herë, s’ka lidhje me Kaskadën fare”, tha Rama.

Previous articleBasha i përgjigjet Berishës: Non-grata shpif, ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit
Next articleJo vetëm sherr: Deputetët, një minutë heshtje për babë e bir që humbën jetën në Malësi të Madhe