Home Opinion Pse nuk kemi zhvillim ekonomik ?!

Pse nuk kemi zhvillim ekonomik ?!

Faik-Krasniqi_5Faik KRASNIQI / Kosova tanimë gjendet në një krizë të thellë ekonomike, dhe nëse vazhdohet me këtë avaz të vjetër këtë vit do të gjendet para kolapsit ekonomik dhe social, dhe do të bankrotoi si shtet, mu ashtu siç bëri Islanda para disa viteve! Ne edhe pse dëshiruam aq shumë Kosovën të bëhet shtet normal dhe serioz, siç po duket nuk do të mund të ekzistojmë si shtet. Sepse ekzistenca e një shteti nuk varet vetëm nga vullneti të ekzistoj por më shume nga ajo se a ka me çfarë të ekzistoj! Kosova tanimë nuk është asgjë tjetër, për veçse një oazë e kontrabandës, trafikimit të njerëzve, prostitucionit, qendra për shpërlarjen e parave dhe thuaj se korrupsioni absolut në të gjitha nivelet shtetërore! Populli i Kosovës fatkeqësisht nga represioni i gjatë nga regjimet e egra si ai para lufte edhe ai pas lufte duke mos patur guximin të heq nga qafa barrën e cila sot i ka shkatërruar ardhmërinë e gjeneratave të reja! Neve nuk na ka shkaktuar lufta aq shumë dëme në krahasim me dëmin që ne i shkaktuam vetes, me këtë apati politike të shtresave të gjëra popullore. Unë them me plot përgjegjësi se që të kemi zhvillim ekonomik ne duhet në rend të parë të kemi traditë pune, moral pune dhe atdhedashuri. Që të tri këto veti krijojnë qytetarin e pjekur politikisht, por fatkeqësisht shtresës së gjerë të popullit kjo i mungon. Kosova mund të shpëtoj nga kjo krizë e thellë me një plan ekonomik 5 vjeçar, por pikëpyetje është se a është vetë populli i gatshëm të shpëtoj vetveten! Në rend të parë është me rëndësi kruciale që të orientohemi në drejtimin e shkapërderdhjes së parave që disponojnë qytetarët, të shkojmë në drejtim të asaj që të mbyllim importin dhe të rrisim doganat për mallin e importuar në mënyrë që të sigurojmë një konkurencë të përballshme, në këtë mënyrë pasurojmë të ardhurat nga doganat! E dyta është të orientohemi në stimulimin e prodhimeve vendore si në kapacitet ashtu edhe në kualitet.Të stimulohen prodhuesit tanë që të plasojnë prodhimet e veta në rend të parë brenda Kosovës, por edhe në tregun e jashtëm!E treta, një treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë, do të ishte në interes të të dyja shteteve shqiptare! Arsyet! Shqipëria dhe Kosova, formalisht dhe joformalisht nga shtetet e tjera bashkërisht importojnë mallëra diku në vlerë mbi 8-10 miliardë euro në vit! Nëse do bëhej një treg i përbashkët, atëherë importi do të binte përgjysmë, që do të thotë se 4-5 miliard euro do të ngeleshin në dy shtetet shqiptare. Me këto 4-5 miliard euro shtesë investime në vit, do të kishim një zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe zbutje të ndjeshme të papunësisë! Të orientohemi në ndërprerjen e megainvestimeve të gabuara, sepse sa do bukur që tingëllon kjo nuk do sjell dobi Kosovës përveç asaj që trafiku ndoshta do të jetë pak më i shpejt, sepse shpenzimet për mirëmbajtje do të tejkalojnë taksat rrugore që do realizohen! Deri sa Mali i zi përfitoi beneficione të ndryshme nga BE-ja për ndërtimin e rrugëve neve në të kundërtën na i hodhën në qafë kreditë e shtrenjta për të njëjtin qëllim. Duhet të filloj regjistrimi i taksapaguesve dhe i pasurive të patundshme, regjistrimi i vendeve të punës në mënyrë që shteti të ketë mundësi të krijoj buxhetin nga taksat e ndryshme. Duhet të fillohet dhënia e kredive për biznese të sukseshme dhe benificione për ata që janë të suksesshëm në eksport. Të bëhet eliminimi i të gjitha atyre bizneseve të cilat nuk kanë paguar taksat e parapra me ligj! Duhet urgjentisht të krijohet sistem i ri i pensioneve në mënyrë që paratë e derdhura në këto fonde të shfrytëzohen për pagesa te pensionerëve dhe teprica duhet të investohet në fonde të ndryshme apo në dhënie të kredive në mënyrë që të rritet vlera e këtyre fondeve. Bankat duhet të vendosen nën kontroll rigoroz të zyrës për tatime dhe shtetit në mënyrë që të kemi kontrollin mbi të ardhurat, hyrjet dhe daljet e parave. Patjetër duhet të ripërtërijmë industrinë e përpunimit në produkte finale dhe arsimimin e punonjësve me teknologji të re! Thirrja e ekspertëve dhe atyre të cilët kanë përvetësuar njohuritë e përpunimit të gjysëm produkteve në produkte finale duke i dhënë kompensim dhe benificione të ndryshme që të mund të krijojmë një gjeneratë startuese me një bazë solide të njohurive të prodhimtarisë.Në rend të parë duhet të krijojmë një disiplinë pune dhe një popull të disiplinuar që të krijojmë parakushtet themelore për një start të suksesshëm dhe krejt kjo duhet të arrihet brenda një plani 5 vjeçar, e pastaj pason periudha e mëkëmbjes ekonomike, dhe fare në fund është periudha e prosperitetit ekonomik e cila mund të zgjas diku prej 8 deri 12 vite deri tek shfaqja e ndonjë krizë të re botërore, e cila mund të vijë në dekadën e ardhshme.