Home LifeStyle Pse ndarja ju bën më të fortë

Pse ndarja ju bën më të fortë

Thyerja e zemrës është një ngjarje që të gjithë duan ta shmangin. Kur ajo ndodh, ju mund të vini në pikëpyetje mirësinë, dinjitetin dhe atë që dini se është e vërtetë. Për disa, humbja është aq e dhimbshme sa vdekja.

Nuk ka pse të jetë kështu. Thyerja e zemrës mund t’ju bëjë më të fortë. Jay Shetty na tregon disa mënyra për të mos e lejuar “thyerjen e zemrës”.

1.Mos harroni gjërat e këqija

Pasi një lidhje mbaron, është e lehtë të kujtoni kohët e mira duke harruar anën tjetër, e cila çoi në prishjen e saj. Njerëzit që fokusohen tek e mira mund të inkurajohen të harrojnë dhe të ecin përpara, por kjo nuk është realiste.
“E di që do të mendoni për të, por më lejoni t’ju tregoj si të mendoni. Shkruani çdo gjë që shkoi keq.”- tha ai.

Të jesh realist për lidhjen, nuk risjell dhimbjen dhe zhgënjimin. Kjo ju ndihmon të përmirësoni dy gjëra:
a. Gjërat e gabuara për të cilat ata janë përgjegjës, duke u dhënë hapësirën për të kuptuar dhe pranuar atë që bënë, por me angazhimin për të mësuar.
b. Të qenit i vetëdijshëm se ky person nuk ishte zgjidhja më e mirë.

2.Shkruani pse ata ishin gabim

“Shkruani një cilësi ose një atribut, mënyrën se si ata ju folën dhe mënyrën se si ju trajtuan. Dua të jem përsëri i sigurtë brenda vetes se bëra mirë që u ndava.”- tregon Shetty.
Ndërgjegjësimi vjen nga afrimi me atë që shkoi keq dhe vetëdija bën të mundur që të ecni përpara.

3.Bëni kujdes me mënyrën si flisni për veten

Është normale që të ndiheni të lënduar pas ndarjes, por fjalët kanë fuqi. Është e rëndësishme të jeni të sjellshëm me veten. Në mënyrë të veçantë, mos përdorni fjalën “i/e thyer”, sepse ulni vlerat dhe vetëbesimin.
“Vetëm ajo që kishit bashkë mund të jetë “thyer”, por ti jo. Sa më shumë të thoni jam “i/e thyer”, aq më shumë do të ndiheni të thyer.”- thotë ai.

4.“Vishni” mendime pozitive ashtu siç vishni rroba të mira

Refuzoni të mendoni gjëra negative ose poshtëruese, ashtu siç refuzoni një veshje të shëmtuar. Për të shmangur mendimet negative, drejtojini vetes 4 pyetje:
a. A më pëlqen ky mendim?
b. A është ky mendim i zgjuar?
c. A më ndihmon ky mendim të eci përpara?
ç. A më ndihmon ky mendim të shpëtoj?

Nëse mendimet nuk përputhen me të ardhmen që doni të krijoni, shpëtoni prej tyre. Nuk mund të ndaloni së menduari, por ju mund të ndryshoni mënyrën se si mendoni.

5.Kini vetëbesim

Vetëbesimi është ai që lëndohet dhe shkatërrohet nga një ndarje. Këto 3 gjëra do ju ndihmojnë të rifitoni vetëbesimin:
a. Ushtrimet fizike
b. Ushqimi i shëndetshëm
c. Energjia e njerëzve përreth jush.

6.Shërimi sjell transformimin

“Kur diçka thyhet, zakonisht ne e hedhim. Japonezët besojnë se nëse mund të bashkoni sërish diçka, ajo bëhet më e bukur. Nëse e mblidhni veten herë pas here, ju bëheni më të bukur, më tërheqës, më të fuqishëm dhe më të fortë.”- tregon Jay.

7.Mirëprisni “dritën”

Ne priremi që plagët dhe të metat t’i fshehim. Por ato na lejojnë të bëhemi një individ më i mirë, më i shëndetshëm, më i bukur dhe mahnitës.

Ndjekja e këtyre 7 hapave siguron një të ardhme të re të mbushur me mendime pozitive, forcë dhe bukuri.

SOURCEBulevard News
Previous articleSarri pas fitores ndaj Interit: Ky ishte Juventusi im
Next article2 të infektuar me koronavirus në Shqipëri/ Zv. kryeministri: Ruani qetësinë! Vetëkarantinim për ata që vijnë nga Italia dhe higjienë