Home Politike “Pse e dua mandatin e tretë?”, Rama liston arsyet: Nuk është për...

“Pse e dua mandatin e tretë?”, Rama liston arsyet: Nuk është për mua, por për…

Kryeministri Edi Rama ka renditur në Facebook arsyet se pse e do një mandat të tretë qeverisës. Rama shprehet se mandati i tretë nuk është për të, po për Shqipërinë.

Postimi i Ramës

Pse e dua mandatin e tretë?

Sepse kantieri ynë për Shqipërinë që duam në çdo fushë është mu si kjo urë sot, me kollonat mbajtëse të ngritura e me shtratin e saj që po hidhet mbi to; falë 7 vitesh përpjekje për të mbyllur hendekun e madh mes të shkuarës e të ardhmes, ku ishte Shqipëria kur ne morëm detyrën në shtator 2013.

Që të arrimë aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë, duhet të vazhdojmë punën, përndryshe ky vend jo vetëm s’do ta mbyllë hendekun që po ngushtojmë çdo ditë me përpjekje të mëdha, po avazi i vjetër i shkatërrimit do të rinisë nga e para, njësoj siç ka ndodhur sa herë ata janë rikthyer në detyrë.

Ja pse mandati i tretë nuk është për mua, po për Shqipërinë

SOURCEbulevard news
Previous articlePër ata që nuk dinë se çfarë po ndodh në botë dhe cilat janë këto gjendje konfuze
Next articleNë Serbi numër rekord i rasteve të reja me COVID-19