Home Kosova PSD: Kurti në Facebook publikon foto me pasul, në Twitter mbështet komunitetin...

PSD: Kurti në Facebook publikon foto me pasul, në Twitter mbështet komunitetin LGBT

Partia Socialdemokrate ka postuar një video, ku e kritikon kryeministrin Albin Kurti për përzgjedhjen e tij rreth postimeve që i publikon në rrjete sociale.

Ndërkohë në Twitter, para “elitës” poston mbështetje për komunitetin LGBT, por vetëm në gjuhën angleze.

Ndaj, Kurtit ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa,i cili e ka quajtur kryeministrin “mashtrues tipik”.

Këtë reagim Mustafa e bëri pasi Kurti në Twitter në gjuhën angleze njoftoi se ndërtesa e Qeverisë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit LGBT, mirëpo jo në Facebook.

Mustafa ka thënë se në Twitter janë votuesit e Kurtit që janë pro komunitetit LGBT, ndërsa në Facebook janë votuesit që e kundërshtojnë atë.

Previous articleShoferi ishte i droguar/ Makina përfundon brenda në liqen, vdes një fëmijë dhe dy vajza
Next articleE vërteta e shifrave / Foltorja e Berishës vetëm 37 mijë vota më shumë sesa PD-ja e Bashës! A duhet që Rithemelimi të lirojë selinë?