Home Slideri PS në Durrës: Shumë shpejt marrim kreun e qarkut. Roland Xhelili do...

PS në Durrës: Shumë shpejt marrim kreun e qarkut. Roland Xhelili do të zëvendësojë Armand Telitin

Roland XheliliRoland Xhelili, kryetar i grupit të PS në këshillin e bashkisë së Durrësit dhe ish sekretar i përgjitshëm i prefekturës në periudhën kur prefektura ishte nën drejtimin e të majtëve do të jetë kryetari i ri i qarkut të Durrësit. Lajmi i pakonfirmuar zyrtarisht ka qarkullur në dy ditët e fundit dhe që do të marrë një përgjigje brenda një kohe relativisht të shkurtër. Partia Socialistë dhe aleati i saj strategjik LSI kanë vendosur të marrin kreun e qarkut të Durrësit që aktualisht administrohet nga eksponenti i  PD-së. Një kërkesë e tillë, sipas burimeve nga PS, është diskutuar në rrethe të ngushta shumë kohë më parë për t’u lëshuar si alternativë e mundshme këto ditë. Sot qarku është nën siglën e PD pasi Aleanca për Qytetarin ka më shumë anëtarë në këshillin e qarkut sesa PS dhe mbështetësit e saj të reshtuar tek Aleanca pë të Ardhmen. Megjithatë gjërat nuk është se duken të pamundshme në përmbysjen e shifrave që do e shtyjnë drejt një statistike të re të përbërjes edhe në administratën e qarkut. Qeveria e re është deklaruar publikisht e zyrtarisht se do të ketë ristrukturim të njësive vendore duke lënë të kuptohet qartë se do të ketë pakësim të numrit të qarqeve dhe prefektuarave. Nga ana tjetër flitet se në një kohë relativisht jo të largët do të ketë rindarje për njësitë e qeverisjes vendore dhe që do të jetë e lexueshme kryesisht në pakësimin e numrit të komunave dhe bashkive. Palët politike do të nisin përgatitjet për garën elektorale në një kohë që kjo gjë e ngacmon edhe vet PS. Burime të sakta bëjnë të ditur se ka shumë të ngjarë që qarku dhe prefektura të shkrihen në një dhe të favorizuar pritet të jetë vet PS e njerëzit e saj. Organika e qarkut dhe prefekturës janë tejet të fryra edhe për shkak se administrata e tyre si dhe të gjitha administratat e tjera u përdorën për qëllime përfitimi politik. Pjesa më e madhe e administratës nuk kryen asnjë lloj pune, në një kohë që në listëpagesë ka edhe emra që marrin pagën si mirëmbajtës të ashensorit, lulishtarë, fotografë, dizenjatorë, korrierë…Parazitizimi dy administratave, fryrja tej mase, rendimenti shumë i ulët i punës kanë bërë që të shtyjnë qeverinë e re për të marë seriozisht në shqyrtim këtë çështje. Edhe pse nuk ka një vendim përfundimtar, projektideja ka në fokus shkrirjen e qarkut dhe prefekturës dhe krijimin e një njësive të përbashkët. Ky hap do të shoqërohet edhe me shkurtime në administratë, veprim që do të kërkojë vendosmëri dhe seriozitet. Emri Roland Xhelilit është pikasur si më i përshtatshmi për të përmbushur detyrimin për rikompozim të administratës, në një kohë që për të shkuar drejt përmbylljes së këtij projekti do të pritet vendimi qeverisë, procedurë e cila nuk mendohet se do të zgjqsë shumë gjatë. Reforma drastyike do u heqë të drejtën e marrjes së pagës disa punonjësve të cilët nuk kanë bërë asnjë lloj pune dhe njësive parazitare në qark e prefekturë. Si njëra edhe tjera janë justifikuar për punën e tyre duke e lidhur aktivitetin me çështjen e pronësisë, me verefikimin e titujve të pronësisë, me listën e përfituesve të trojëve si banorë të përmbytur nga liqeni Fierzës, me diskutime për leje investimi të kompanive e firmave të huaja etj. shumë kompetenca të këshillit të qarkut dhe të prefekturës pritet të zbresin në nivelet lokale që kanë kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët siç janë komunat e bashkitë. Xhelili është lakuar si person me mundësi e aftësi të plota për të zëvendësuar Armand Telitin e PD, nga ku do të nisë edhe një etapë tjetër lidhur me raportet e pritshme mes njësive vendore dhe qeverisë. Ristrukturimi qarkut dhe prefekturës do të nxjerrë jashtë loje shifrat e statistikat e deritanishme të qarkut. PD sot ka 22 anëtarë në këshillin e qarkut, PS 13 anëtarë, PR 1, PDIU 2, LSI 2, PSD 1, PDK 2 dhe PAA e Xhuvelit 1 anëtarë. Të majtët nuk kanë ndërmend tëtentojnë bërjen e një mocioni mosbesimi, por do të presin vendimin e qeverisë për të nisur nga veprimet konkrete. Shumë këshilltarë në qark kanë pranuar të qëndrojnë nën siglat e partive të ndryshme por që realisht ata kanë përdorë në fushatë simbolet politike sa për të marrë mandatin e këshilltarit. Kjo e ka bërë më të lehtë edhe ndryshimin e balancave dhe që mund të reflektohet tek përmbysja shifrave. Edhe po të mbetet në të tilla të dhëna, për shkak se qeverisja ka kaluar në anën e majtë, këshilltarë të disa subjekteve nuk do e kenë fare të vështirë të deklarohen në mbështetje të qeverisë për rikompozim të qarkut e prefekturës si dhe thjeshtimin e numrit të komunave e bashkive. Nga ana tjetër në favor të Xhelilit, si përfaqësues i së majtës në pushtet, do të jenë edhe këshilltarë të cilët nuk u pajtuan me mënyrën se si Armand Teliti erdhi në krye të qarkut. Berisha urdhëroi Eglantina Bekteshin të jepte dorëheqjen sa më parë për ta zëvendësuar me Telitin. Veprimii u bë me nxitim vetëm për të sistemuar ish drejtorin e gjendjeve civile të Republikës në një vend disi të sigurtë ngase ndaj Telitit ishin ngritur shumë akuza për abuzime me detyrën dhe me pasoja të rënda sidomos për procesin zgjedhor.

Previous articleXhaxhi militanti zbardh denoncimin e Igli Carës në portalin e hapur nga PD për largimet nga puna
Next articleJa dy emrat për kreun e PD Durrës. Olldashi përdor Genc Jukën si Kalë Troje