Home Politike PS dërgon në KQZ shkresën për regjistrim në zgjedhjet e pjesshme lokale...

PS dërgon në KQZ shkresën për regjistrim në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit

Partia Socialiste e Shqipërisë këtë të martë ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022, që pritet të mbahen në gjashtë bashki të vendit.

Dokumentacioni është dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri. Kujtojme që pak ditë më parë, Ilir Meta dekretoi 6 marsin 2022 si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki të mbetura pa kryetar.

Zgjedhjet do të mbahen në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.