Home Kronika Provat e reja për 21 Janarin, SPAK reagon për herë parë pas...

Provat e reja për 21 Janarin, SPAK reagon për herë parë pas kallëzimit

SPAK në një përgjigje të dhënë për Euronews Albania ka bërë me dije se kallëzimi i bërë ditën e djeshme nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja do i nënshtrohet procedurës së shortit kush prokuror do të merret me çështjen.

Në përgjigje kuptohet se do të verifikohet nëse ka elementë për kryerjen e veprave penale të pretenduara.

“Në Sekretarinë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është protokolluar në datën 23.01.2023, kallëzimi i Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, në lidhje me ngjarjet e dates 21.01.2011.

Ky kallëzim do t’i nënshtrohet procedurës së shortit dhe do të trajtohet në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale”- thuhet në përgjigjen e SPAK për Euronews Albania.

Previous articleNjë vit në kantier, ç’po ndodh me Galerinë e Arteve? Çipa: Jemi në restaurim, do ‘shëtisim’ në qytete! E vërteta e ‘Stalinit e Leninit’, pse u la fondi në muze
Next articleLoja e radhës e Luizit, synimi për ‘të futur në sherr’ Oltën dhe Valbonën, po zbaton planin