Home Bota Protestoi live kundër luftës në Ukrainë, arrestohet sërish gazetarja ruse, për çfarë...

Protestoi live kundër luftës në Ukrainë, arrestohet sërish gazetarja ruse, për çfarë akuzohet

Nuk kanë fund përballjet e Marina Ovsyannikova me drejtësinë ruse për shkak të kundërshtimit të saj për luftën në ukrainë të cilën e ka denoncuar dhe si ç’njerëzore.

Ajo u bë e njohur ndërkombëtarisht marsin e kaluar kur hyri në studio duke mbajtur një pankartë “Jo luftës” gjatë transmetimit të lajmeve.

“Për momentin jemi në duart e hetuesve. Një hetim është nisur kundër Ofsianikova për “përhapjen e informacionit të rremë” në lidhje me ushtrinë ruse”, tha avokati i saj, Dmitry Zakhvatov. 

Sipas avokatit Zakhvatov, bastisja e shtëpisë mund të lidhet me protestën e fundit të gazetares në qendër të Moskës, pranë Kremlinit, gjatë së cilës ajo mbante një pankartë ku shkruhej:

“Putini është një vrasës, ushtarët e tij janë fashistë”.

Ovsyannikova ishte një producente me Channel One në kohën e protestës. Ajo u arrestua më vonë dhe u gjobit me 30,000 rubla (490 dollarë) nga një gjykatë për thirrje për protesta të paligjshme. Ovsyannikova dha dorëheqjen nga Channel One dhe kaloi disa muaj jashtë vendit, përfshirë në Ukrainë, duke shprehur vazhdimisht dënimin e saj për luftën.

Për tre muaj ajo u trajnua në botimin gjerman Die ëelt. Në fillim të korrikut, gazetarja njoftoi kthimin e saj në Rusi.