Home Kosova Protestë kundër Albin Kurtit, fëmijët e dëshmorëve: Mos na shkel në gjak!

Protestë kundër Albin Kurtit, fëmijët e dëshmorëve: Mos na shkel në gjak!

“Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”.

Me këtë moto fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë mbajtur të hënën një protestë si revoltë ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanin serb, Olivier Ivanoviç.

Me pankarta ne duar, ata nisën marshin nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të përfunduar në sheshin “Skënderbej”, para ndërtesës së qeverisë.

Protestuesit akuzuan politikanët për shkelje të gjakut të dëshmorëve, si rasti i fundit që bëri Kurti.

Ata e konsiderojnë këtë ndryshim të historisë e tradhti. Nuk mungoi as kërkesa për dorëheqje.

Në fund protestuesit vendosën pankartat tek hyrja e qeverisë.

Protesta përfundoi e qetë dhe pa incidente, ndërsa u monitorua nga policia e Kosovës. Në protestë janë parë edhe disa deputetë të partive opozitare, kryesisht nga krahu i luftës.

Previous article2 orë e gjysmë dëshmi në Drejtorinë e Policisë, Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Videoja e 21 janarit që unë kam publikuar nuk ishte provë
Next articleDyrnjaja reagon për hetimin e 21 janarit: Politika nuk është e interesuar që kjo çështje të zbardhet