Home Aktualitet Protestat e dhunshme/ Ambasadori italian në Shqipëri del me reagimin e papritur

Protestat e dhunshme/ Ambasadori italian në Shqipëri del me reagimin e papritur

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka dalë kundër dhunës së përdorur gjatë protestës të organizuar nga të rinjtë.

Bucci shkruan se është shumë i trishtuar nga ngjarja e ditëve të fundit.

Ai ka thënë se është i sigurt se drejtësia për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë do të vihet në vend. Sipas ambasadorit italian, e drejta për të protestuar duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore.

“Unë trishtuar nga ngjarja e ditëve të fundit. Unë gjendem pranë familjes së Klodian Rashës dhe jam i sigurt se drejtësia do të vihet në vend. Por jam kundër përplasjeve dhe dhunës: e drejta për të protestuar duhet të ushtrohet në mënyrë të paqësore. Kështu funksionon në demokraci”,- shkruan Bucci.

SOURCEbulevard news
Previous articleRebelët pa kauzë
Next articleElisa Spiropali publikon fjalët e babait të Klodianit: Nuk dua të preket asgjë në emër të djalit tim