Home Aktualitet Protesta! Studentët e mjekësisë thirrje në kor: Duam zgjidhje, nuk pranojmë në...

Protesta! Studentët e mjekësisë thirrje në kor: Duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim

Studentët e mjekësisë teksa po protestojnë para parlamentit kanë bërë thirrje në kor, përmes disa vargjeve kundër qeverisë ‘Rama’.

“Parlamentit i bëjmë thirrje; ne studentët duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim.

Koston e mban veç prindi im. 

Mos u dehni nga marria,
lini të vendosë drejtësia!
Nuk kam borxhe për të larë,
s’jam i ulët e as tradhtar
Nuk do të ngrihem për të ikur,
por për shpresën që na keni fikur!”, -thuhet në vargjet që përsëritën disa herë në kor studentët e mjekësisë.

Gjithashtu ata kanë përsëri kanë paralajmëruar se do ta çojnë ligjin në çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

‘Do ta çojmë në gjykatën Kushtetuese! Kur të dorëzohet do të kuptohet se studentët do të bojkotojnë nisjen e vitit akademik.’- u shpreh një studente.

Previous articleFaza e 30-të e “Territor i pastër”/ Asgjësohen 742 bimë narkotike kanabis, arrestohet 32-vjeçari
Next articleStudentët e mjekësisë paralajmërojnë bojkotim të vitit akademik: Kushi të dorëhiqet!