Home Aktualitet Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Aktivistët me ngrohëse në duar: Koha e...

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Aktivistët me ngrohëse në duar: Koha e regjistrit dixhital dhe e shkollave pa dyer e dritare

Me disa ngrohëse në duar, disa të rinj të ‘Qëndresës Qytetare’ po protestojnë pranë Ministrisë së Arsimit për mungesën e sistemit të ngrohjes në shkolla, që u bë shkak për pezullimin e mësimit për 3 ditë.

“Kërcënime me largime nga vendi i punë, me transferime nga vendi i punë. Ne jemi këtu për të thënë se qytetarët i mbështesin mësuesit,të cilët për një arsye apo një tjetër nuk munden dot të thonë sot ‘kam ftohtë’.  Është e pakuptimtë sot se si të kesh 26 milionë euro dhe të mos ketë ngrohje, jemi me regjistra dixhitalë dhe shkollat nuk kanë ngrohje.

Në Delvinë shkolla pa ujë, pa ngrohje, në Dibër në Maqellarë pa ujë, pa ngrohje, nxënësit marrin dru me vetë. Në Durrës ka një shkollë pa dyer, pa dritare.

Në Korçë, në Maliq, klasa kolektive, aty ku mësohet abetarja aty mësohen edhe ligjet e Njutonit në klasë të katërt. Në Poliçan mësimi zhvillohet në një lloto, sepse shkolla është dëmtuar.

Po japim këto ngrohëse, dhe kërkojmë edhe ndihmën e mediave që ta pyesin ministren ku shkuan këto ngrohëse, që të mos vidhen nga zyrtarët e kësaj republike.  Ne do t’ia lëmë para derës Ministrisë së Arsimit dhe shpresojmë që ajo të dijë t’i menaxhojë”, tha një prej protestuesve.