Home Politike Protesta e PD ditën e Samitit të BE në Tiranë, Myslim Murrizi:...

Protesta e PD ditën e Samitit të BE në Tiranë, Myslim Murrizi: Sali Berishës i do qejfi të bëjë protestë në 6 dhjetor

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi thotë se vendimi për të protestuar më 6 dhjetor është e drejta e opozitës dhe nuk është një protestë kundër ndërkombëtarëve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Murrizi u shpreh se opozita ka një mijë arsye për të protestuar, ndërsa theksoi se data nuk ka asnjë lidhje me mysafirët, por siç tha është çështje qejfi.

“Nuk po protestojmë kundër ndërkombëtarëve, nëse është kundër tyre unë nuk dal, më gjej një ditë që këtu nuk ka ndërkombëtarë?

Protesta nuk kushtëzohen kundër çdo mysafiri këtu. protesta është kundër qeverisë. A mos duhet të flasim me presidentin francez për datën?

A po më pyet pse kjo datë? Se me do qejfi në datën 6. Këta kur u do qejfi bëjnë çdo gjë. A e filluan luftën për qejf këta në 24 shkurt, secili ka qejfet e veta”, tha Murrizi.

Previous articleRrjedha e përroit mori para makinën e tyre, dalin fotot e babë e bir që humbën jetën në Bogë, 13-vjeçari pasion futbollin
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 22 nëntor 2022