Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ashtu siç ka konfirmuar do të marrë pjesë në protestën e Sali Berishës.
Meta ka mbërritur në selinë blu ku do të takohet edhe me Berishën dhe më pas do të shkojnë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’iu bashkuar protestës. Meta është futur në një takim me Sali Berishën dhe ekipin drejtues të partisë.