Home Politike Protesta e 8 janarit/ Prokuroria thërret nesër Berishën për ta marrë në...

Protesta e 8 janarit/ Prokuroria thërret nesër Berishën për ta marrë në pyetje

 Ish-kryeministri Sali Berisha, dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha janë thirrur në Prokurorinë e Tiranës që të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Nesër në ambientet e Prokurorisë do të shkojë Berisha, ndërkohë që është thirrur për të dëshmuar edhe deputeti tashmë i përjashtuar i PD, Flamur Noka.

Ndërkohë që pasnesër për të dhënë dëshminë e tij në Prokurori do të shkojë kryedemokrati Basha. Bashkë me të do të jetë edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili bashkë me Nokën është nën hetim, por për vepra të ndryshme penale. Ndërsa mbi Bashën e Berishën, hetuesit nuk kanë ngritur asnjë akuzë.

Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim.

Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike, por sot edhe tw arrestuarit janw liruar nga Gjykata.

k.m/dosja.al)

Previous articleAksident tragjik në Kukës! Mjeti përplas për vdekje 30-vjeçarin me biçikletë
Next articleCovid dhe financat e kampionëve: Interi, 245 milionë deficit, Bayer Munich me fitime