Home Politike Protesta e 6 dhjetorit, Spartak Ngjela: Lëvizje anti-evropiane e Berishës, është në...

Protesta e 6 dhjetorit, Spartak Ngjela: Lëvizje anti-evropiane e Berishës, është në deficencë mendore

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se protesta e thirrur nga Partia Demokratike më 6 dhjetor, është një lëvizje anti-evropiane e kreut të saj, Sali Berisha.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela nënvizoi se nëse ndërkombëtarët do të kenë prova të reja për Berishën, ky i fundit do të jetë në rrezik.

“Lëvizje anti-europiane. Pse e bën? Nuk e di. Ose Saliu është në deficencë mendore, nuk kupton fare nga politika dhe nga interesi kombëtar. Ose është kundër interesit kombëtar, këtë e zgjidh koha. Mund të jetë mllef, inat, pse më bëtë. Ka edhe një arsye të tretë, doni që të bashkohemi me BE-në?

I thotë Uashingtonit, se ai është aleati ynë kryesor, që do të na fusë në Bashkimin Evropian, ky thotë, unë jam këtu, po të dua nuk iu lë. Mund të jetë edhe kjo. Janë hipoteza, versione. Ata e dinë historinë, kam përshtypjen se këtë optikë kanë, që ky është në hall dhe nuk di si lëviz nga halli. Nëse kanë prova të tjera, ky është në rrezik, rrezikohet më shumë”, theksoi Ngjela.

Partia Demokratike do të organizojë një protestë më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Previous article“Nuk i besoj datave, por proceseve”, Ledi Shamku për Ditën e Çlirimit: Qëndresa e Gjergj Kastriotit i shërbeu tërë Europës. Njësoj sikur Shqipëria t’i dilte sot përballë NATO-s
Next articleMediat britanike jehonë festës së shqiptarëve për Pavarësinë në Londër: Me “G Class” e “Lamborghini” 120-160 mijë £, flamujt kuqezi “pushtojnë” rrugët