Home Politike Protesta e 6 dhjetorit/ Meta i shmanget pyetjes së gazetarëve

Protesta e 6 dhjetorit/ Meta i shmanget pyetjes së gazetarëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vizituar sot Panairin e Librit, nga ku i ndaluar nga gazetarët është pyetur për protestën e 6 Dhjetorit të organizuar nga opozita.

Pyetjes nëse është e denjë që protetsa të zhvillohet në të njëjtën ditë ku liderët e BE vijnë në Shqipëri, Meta ka preferuar t’i shmaget duke folur për librat.

“Sot jemi tek libri, jemi tek heronjtë e shoqërisë sonë, sepse dua t’i përshëndes të gjithë, duhet më shumë mbështetje në mënyre që jo vetëm libri të ketë më shumë mundësi të prekur nga sa më shumë lexues, por përmes librit të formojmë qytetarë të denjë për vendin”, u shpreh Meta.

Previous article​“Edukimi Seksual”, shkollat fillore janë pro futjes si lëndë
Next articleAhmeti për kritikat e ambasadores amerikane: Organet e drejtësisë duhet të jenë ta pavarurara, andaj kërkojmë veting