Home Politike Protesta e 6 Dhjetorit/ Deputeti i PD: Shqiptarët do komunikojnë me Brukselin...

Protesta e 6 Dhjetorit/ Deputeti i PD: Shqiptarët do komunikojnë me Brukselin nga bulevardi, vendi i mbërthyer nga keq qeverisja e regjimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me protestën e thirrur nga opozita më 6 dhjetor, datë në të cilën Tirana do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit.

Postimi i plotë: 

 

 

Me 6 Dhjetor shqiptaret do te komunikojne nga Bulevardi direkt me Brukselin.
Dhe kane shume per te thene….
1-Nje mundesi e vecante kjo ate dite per te shprehur aspiraten tone te madhe per Europe e Perendim, falenderuar Brukselin e liderat europiane per:
—Vendosmerine ne integrimin europian te Shqiperise e Ballkanit Perendimor.
—Cuarjen perpara te projekteve te BE sic eshte Procesi i Berlinit, TPR etj, te vetmet qe jo vetem mundesojne bashkepunimin midis 6 vendeve tona, por dhe na afrojne me standartet europiane.
—Qendrimi gjithmone dhe me te qarte te institucioneve europiane kunder atyre projekteve, qe bien ndesh me parimet e BE, me rrugetimin tone drejt Europes, sic eshte ne radhe te pare Ballkani i hapur i Vucic, etj.

2- Por dhe per t’i evidentuar Brukselit, qartesuar me tej ate me problemet e medha qe kane mberthyer Shqiperine se pasoje e keq qeverisjes se rregjimit:
— Per shkeljen nga ky rregjim te vlerave, lirive e parimeve europiane.
—Per lidhjet e rrezikeshme te autokratit te Tiranes me autokratet e Lindjes, qe tejkalojne maredheniet normale midis shteteve, duke u konfiguruar me pozicionime te thella vartesie, vizione anti europiane etj.
—Per ate qe shqiptaret, njelloj si PE, konsiderojne te rrezikshme per interesat tone projektet, qe nuk implementohen nga Brukseli, sic eshte Ballkani i hapur.
—Per te argumentuar rreziqet e medha per vendin tone, qe vijne nga korrupsioni galopant shteteror, lidhjeve te tij me krimin, trafiqet etj.
—Per te evidentuar para Brukselit shkeljet e renda te demokracise ne Shqiperi, qe po cojne ne konsolidimin e nje rregjimi te korruptuar, anti demokratik me fytyre nga Lindja, burrim i varferise e privimeve te medha per shqiptaret.
—Te gjitha keto, por edhe me shume, si faktore te cilat po detyrojne shqiptaret te braktisin vendin e tyre, duke marre rruget e emigracionit.
Prandaj me 6 Dhjetor shqiptaret nuk mund te humbin nje “bashkebisedim” te tille me Brukselin, prandaj ata nuk mund te mungojne ate dite ne Bulevard.

Previous articleKanye West shpall kandidaturën për president të SHBA-së
Next articleVeprimi i ulët i Serbisë me flamurin e Kosovës, FFK dhe KOK ankohen në FIFA