Home Politike “Protesta deri në largimin e Ramës”, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së...

“Protesta deri në largimin e Ramës”, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së zbulon çfarë ka planifikuar të bëjë Berisha në 7 korrik

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Mariglend Doçi, paralajmëron një protestë të madhe në 7 korrik, e cila do të ketë si qëllim largimin e Edi Ramës nga pushteti.

“Shoqëri civile do të thotë grupe që nuk janë të lidhura me qeverinë. Gjithë ato grupime që janë një grup njerëzish, financohen për projekte të ndryshme nga qeveria shqiptare, ambasada amerikane dhe dalin në petkun e shoqërisë civile.

Se po të paguaj unë, ti nuk mbron interes të shoqërisë civile. Adriatik Lapaj etj. Mënyra se si zhvillohen ato protesta, të çojnë në këtë logjikë. Janë disa shoqata që mbështeten me fonde drejtpërdrejtë nga Soros dhe kanë të njëjtën axhendë si qeveria shqiptare, që kanë si qëllim shpopullimin e Shqipërisë.

Shoqëri civile do të thotë bashkim i fronteve të ndryshme, globalizëm do të thotë komunizëm. Shoqëri e hapur do të thotë internacionalizëm. Në datën 7 korrik, grupet e vërteta të interesit ishin mbrëmë në takim me kryetarin e PD, zotin Berisha.

Fokusi kryesor ishte për shpëtimin e Shqipërisë. U theksua se shqiptarët për shkak të krizës ekonomike që vazhdon të tejzgjatet në Shqipëri, duhej lënë data e protestës 7 korrik, ku do të dalin shoqëria civile, kundër rritjes së çmimeve abuzive.

Çdo gjë në Shqipëri rritet dhe askush nuk del për të frenuar këtë rritje të çmendur. PD do të jetë motori kryesor i protestës. Protesta u quajt kombëtare, nuk do të mbahet vetëm në Tiranë.

Do ketë një rakordim mes shoqërive civile dhe në qytet të tjera.”, tha ai.

Ai deklaroi se nuk do të ndalen protestat dhe se kërkesa kryesore është largimi i qeverisë Rama për paaftësinë e krizës aktuale por edhe në menaxhimin e çdo gjëje që ka 9 vite dhe deri sot.

Ndër të tjera shton se Belind Këlliçi mund të jetë edhe kryetar i Partisë Demokratike, por nënvizoi se PD e kërkoi Sali Berishën që të jetë kryetar, si i vetmi që mund t’i japë drejtim situatës ku ndodhet partia.

Sipas tij, nuk ka asnjë person në PD që të konkurrojë përballë Sali Berishës.