Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka korruptuar qytetarët shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se po shpenzon 4 mln euro për instilacionin, me të cilin sipas tij mund të ishin paguar ilaçet e pensionistëve.
“Marshi i studentëve ishte marshi i lirisë, marshi juaj po ashtu është marshi i lirisë do të përmbysë monizmin e bazuar në krimin drogën. Vjedhjen e plaçkitjen. Vëllezër e motra, zonja e zotërinj. Sot secili prej jush çdonjëri këtu është në një mision, për vete, për fëmijët, vendim e kombin e tij. Në këtë mision vështirësitë janë të mëdha, por këtë mision e përmbushin studentët që paradite janë në shkollë, e më pas në darkë punojnë për parulla të kësaj protestë. Këtë mision e përmbushin të rinjtë, nënat e baballarë, gjyshër e gjyshër…Fëmijët e tyre jashtë janë sot me ne e do të jenë deri në fund. Cili është qëllimi këtij revolucioni? Vetëm përmbysja e monizmit, bazuar në krimin e vjedhje. Kurrë në histori nuk e ka vjedhur këtë komb si Edi Rama. Ky njeri i pashpirt vendos prapa kësaj ndërtese vazon 4 mln euro, të mjaftueshme kjo për të blerë ilaçe një muaj të gjithë pensionistëve shqiptarë, në një kohë kur ju gëzimet familjare, dasmat mezi i gëzoni se nuk keni para. Ky krim-ministër shëtit me avion me dhomë gjumi”, tha Berisha.