Home Politike Propozimet për presidentin e ri/ Mesila Doda nuk shkon në takimin e...

Propozimet për presidentin e ri/ Mesila Doda nuk shkon në takimin e kërkuar nga Balla

Në mbledhjen e sotme të kërkuar nga mazhoranca për zgjedhjen e presidentit të ri, nuk do të jetë prezente Mesila Doda, pasi nuk është në Shqipëri. Po ashtu, edhe deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë prezent.

Ditën e sotme kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla do të takohet vetëm kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu. Balla ftoi 3 krerët e grupeve parlamentare të opozitës, Alibeajn, Mesilda Dodën dhe Fatmir Mediun, për t’u konsultuar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.