Home Kronika Pronarët e mohojnë/ Këto janë pamjet që vërtetojnë se në kopshtin ku...

Pronarët e mohojnë/ Këto janë pamjet që vërtetojnë se në kopshtin ku vdiq 3-vjeçari në Fier ka kamera sigurie

Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në Kopshtin ‘Flatrat e dijes’ në Fier mund të zbulojnë gjithçka ndodhi që solli vdekjen një 3 vjeçari. Ekzistenca e kamerave të sigurisë ka qenë gjithnjë objekt debati.

Daja e 3-vjeçarit është shprehur për mediat se nga përfaqësues të kopshtit fillimisht i janë premtuar pamjet, por më i është thënë se nuk ekzistojnë. Fotot e siguruara nga Report Tv tregojnë se kamerat ekzistojnë. Nuk kuptohet arsyeja se pse fshihen nga pronarët e kopshtit.