Home Kronika Prokuroria e la në burg/ “Nuk i ka mohuar pagesat”, avokati i...

Prokuroria e la në burg/ “Nuk i ka mohuar pagesat”, avokati i drejtoreshës së Mjedisit: Është nënë me dy fëmijë, ka pranuar të…

Avokati i drejtoreshës së Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, Vjola Sterjos, ka folur pas seancës së mbajtur ditën e sotme ku kjo e fundit u la në burg nga gjykata pas akuzave për mashtrim.

Gjatë një deklarate për mediat avokati zbuloi se Sterjo nuk ka mohuar se ka marrë pagesa nga personat të cilët e kanë denoncuar, ndërsa shtoi se pagesat janë bërë për dokumente dhe aplikime që Sterjo ka bërë për përfitimin e granteve në turizëm për këta qytetarë.

Sipas tij Sterjo ka qenë e gatshme të bashkëpunojë me prokurorinë, por mbajtja në burg e saj ia heq këtë mundësi, ndërsa shtoi më tej se bëhet fjalë për një nënë me dy fëmijë e cila ka probleme shëndetësore të vërtetuara.

“Masa për Vjola Sterjon ka qenë e vendosur nga gjykata nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të mashtrimit. Sot është realizuar marrja në pyetje. Në këtë seancë e përfaqësuar prej meje. Ajo nuk mohon asgjë në marrëdhënie me personat që kanë bërë kallëzim. Pretendohet për një marrëdhënie juridike civile duke marrë përsipër të përgatisë dokumentacionin e nevojshëm për të aplikuar për projekte dhe grante në fushën e turizmit.

Previous article“Rama, Ahmetaj dhe Agaçi tri strumbullarët kryesorë të djegësve”, Berisha: Edhe po të dojë kryeministri, nëse nuk firmos ministri i Financave s’preket asnjë qindarkë
Next article‘Pakoja e madhe’ e qeverisë, Berisha: Pilulë elektorale! Mund të kishte dyfishuar rrogat e pensionet, por do avionë me dhomë gjumi luksoze