Home Kosova Prokurori Isufaj, hetimet në rastin “Asanaj” mund të rihapen

Prokurori Isufaj, hetimet në rastin “Asanaj” mund të rihapen

largea_largea_pulsi1364856821Hetimet për vdekjen e Dino Asanaj, drejtorit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mund të rihapen, nëse gjenden prova të reja, ka deklaruar Blerim Isufaj, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Duke folur për rastin “Sopaj”, Asanaj tha se shumë shpejt pritet të përfundojnë hetimet.
Duke folur për rastin “Asanaj”, prokurori Isufaj tha se rasti është mbyllur me konstatimin si vetëvrasje, mirëpo ai ka lënë të hapur mundësinë për të hapur sërish hetime, nëse gjenden prova të reja që dëshmojnë të kundërtën.
Ndërkaq, për rastin e Hamdi Sopës, prokurori Isufaj, i cili për herë të parë ka folur në emisionin “Puls” të Mefail Bajqinovcit, nuk ka dashur të flasë, duke thënë se (rasti Sopa) është rast nën hetime dhe se shumë shpejt do të përfundojnë hetimet.
Eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se i ndjeri Dino Asanaj, kishte 11 plagë dhe sipas tij është vërtetuar se ato plagë ia kishte shkaktuar vetes vetë Dino Asanaj.
Ndërsa, psikiatri Isuf Ulaj, ka thënë se i ndjeri nuk ka pasur histori të trajtimit psikiatrik.

Previous articleGreqi, situata vjen erë baruti, mjekët përzënë me dhunë deputetet e qeverisë së koalicionit!
Next articleRaundi “vendimtar” i dialogut Prishtinë – Beograd shansi i fundit për marrëveshje?