Home Rajoni Profesori serb i plas të vërtetën Vuçiçit: Kosova në KE, e pashmangshme

Profesori serb i plas të vërtetën Vuçiçit: Kosova në KE, e pashmangshme

Është pothuajse e pashmangshme që Kosova të anëtarësohet në Këshill të Evropës, por çështja është se sa e dobishme do të jetë, ka thënë profesori dhe ish-Kryetari i Lëvizjes Evropiane të serbëve, Mihailo Crnobrja për “Nova”.

Këshilli i Evropës është organizatë e gjerë dhe jo me shumë fuqi, tha ai.

“Është institucion më i dobët se Fondi Ndërkombëtar Monetar, Banka Botërore, dhe sipas mendimit tim, nuk duhet të jetë goditje kaq e madhe [ndaj Serbisë]”, tha ai.

Mes tjerash ai ka ironizuar me deklarimet për katër shtetet që u raportua të kenë çnjohur Kosovën, pas aplikimit në Këshill të Evropës.

“Selakoviç tha se emrat e këtyre shteteve tani i ka presidenti. Njëra prej arsyeve është se janë shtete me pak ndikim në këso situatash. Dyshoj se këta katër shtete janë shtete si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, jam tepër i interesuar se cilat qenkan. Është e sigurte që të katër këta shtete marrë së bashku kanë më pak banor se Serbia”, ka thënë ai.

Ministri i jashtëm serb pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Sebrisë lajmëroi me dramaticitet se Serbia ka arritur të lobojë suksesshëm në katër shtete për të tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Emrat e këtyre shteteve, tha ai, do t’i tregojë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Në një emision në Tv Prva, Presidenti i Serbisë, nuk i tregoi emrat e këtyre shteteve, për çka u arsyetua se “nuk është gjë e mençur t’ua tregoj cilat janë” dhe se një gjë e tillë “do ta vendostte Serbinë në pozicion të tmerrshëm”.