Home LifeStyle Produktin më të mirë për buzët e thara, mund ta bëni vetë...

Produktin më të mirë për buzët e thara, mund ta bëni vetë në shtëpi

Në çdo kohë të vitit na ndodh të kemi buzë të plasaritura ose të thara, por më shpesh kjo gjë ndodh në dimër. Vërtet që balsamët për buzët mund të bëjnë mrekulli, por një scrub është ai që ju duhet. Ky i  fundit largon lëkurën e tharë, qelizat e vdekura dhe zbut buzët tuaja, që më pas mund t’i lyeni me produktet që përdorni. Duke qenë se lëkura e buzëve është shumë delikate, nuk mund të përdoni një produkt çfarëdo. Prandaj më poshtë po ju japim një recetë, se si ta realizoni vetë në shtëpi.

Receta e scrubit të buzëve.

Përbërsit:

një lugë gjelle sheqer organik

½ lugë gjelle vaj kokosi

½ lugë gjelle kakao

Pregatitja:

Hidhini të tre përbërësit në një enë dhe përziejini me lugë deri sa të arrini një masë në konsistencën e kremit. Masazhojini buzët me scrubin, lëreni për pesë minuta dhe më pas shpëlajeni. Do të vini re se buzët tuaja janë më të buta dhe më të hidratuara. Këtë përzierje mund ta përdorni edhe si scrub duarsh, ose ta lini në frigorifer dhe ta përdorni më vonë. |Bulevard News|

Previous articleMbase po vjen koha për ‘tërmet’ edhe mes figurash publike
Next articleMenaxhimi i situatës pas tërmetit/ Drejtuesit e Adminstratës Detare takim me Prefektin e Qarkut Durrës dhe operatorët portualë