Home LifeStyle Produkti i ardhshëm revolucionar i markës “Apple” mund të jenë këpucët

Produkti i ardhshëm revolucionar i markës “Apple” mund të jenë këpucët

largea_apple-shoes1359466650 Kompania ka depozituar një kërkesë për t’u pajisur me një sistem sensorësh që do të futen brenda këpucës.

Në thelb, projekti synon të çojë përpara jo vetëm këtë produkt, por edhe depërtimin e teknologjisë në rrobat që veshim.

Kështu, sensorët mund të vendosen vetëm tek taka ose në formën e një shtrese që përshkon këpucën. Ata mund të llogarisin disa parametra të cilët mund t’i transmetojnë në kohë reale në një dispozitiv, si për shembull në një smartphone ose në një orë dore, duke krijuar kështu një Body Area Network, ose rrjeti i komunikimit mes dispozitivëve që mbajmë me vete.

Të dhënat e mbledhura do të llogarisin si materialin e këpucës, ashtu edhe fizikun e personit që i vesh. Nuk është e pamatur të mendosh për këpucë që sinjalizojnë konsumimin e tyre, performancën sportive, por edhe problemet me staturën fizike të atij që i përdor.

Previous articleKontigjenti i ARM-së kthehet nga misioni paqeruajtës ISAF
Next articleLyon nxjerr në shitje yjet, shkaku kriza