Home Bota Pritje të vogla nga takimi i fuqive botërore me Iranin

Pritje të vogla nga takimi i fuqive botërore me Iranin

takimiDhjetë vjet pas fillimit të bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit, pritjet janë të vogla se raundi i së martës i bisedimeve në Kazakistan do të prodhojë rezultate.

Përfaqësuesit e gjashtë fuqive botërore – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania – do të takohen me negociatorët bërthamorë iranianë në Almati.

Dita e plotë e bisedimeve është e para për ta, që nga koha kur pa sukses u takuan në muajin qershor në Moskë, ku pajtimi i vetëm ishte se ekzistonte një “hendek i madh” mes pozicioneve të tyre.

Analistët presin që takimi i së martës të japë pak më shumë rezultatet.

Fuqitë botërore duan Irani të pezullojë pasurimin e uraniumit para heqjes së sanksioneve.

Irani thotë se ka të drejtë për të pasuruar uraniumin për qëllime paqësore dhe se sanksionet janë të devijuara dhe dëmtojnë qytetarët e zakonshëm.

Previous articleLDK: Indiferenca e MKRS ndaj Majlinda Kelmendit, shumë shqetësuese
Next articleMaqedonasit e ‘luftojnë’ Xhaferrin me grafite