Zv. kryeministri Erion Braçe ka folur me tone të ashpra për mungesën e drejtësisë për çështjen e 21 janarit. Ai tha se dihet botërisht që ish-kryeministriSli Berisha ka urdhëruar vrasjen e 4 protestuesve, por nuk është bërë asgjë. Daljen në TV të kreut të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi i dënuar për këtë ngjarje, tha se tregon se ato janë trembur nga mundësia e nisjes së hetimeve, pas kërkesës së Policisë.
“Fjalët për këtë ngjarje kriminale, më e rënda ndodhur në Bulevard që nga koha e fazhizmit, askush nuk ka guxuar që të pushkatojë qytetarë të pafajshëm, përveç qeverisë së Berishës. Është shumë vonë, 10 vite kanë qenë të mjaftueshme për të bërë dejtësi me urdhërrëndësit, organizatorët të atij reagimi, dhe pushkatuesve. Janë 2-3 syresh që kanë pushkatuar njerëz dhe për fat të mirë apo keq nuk kanë dalë para drejtësisë, por për fat të mirë dosja nuk është mbyllur dhe duhet kërkuar drejtësi. Në cdo ekrat të TV, Sali Berisha ka pohuar me zë me figurë që është ai përgjegjësi i vrasjeve të 21 janarit e ka pranuat dhe nuk e di se çfarë duhet të bëjë tjetër, ndryshe nga ai që ka bërë që drejtësia të bëjë minimumin dhe ta thërrasë dhe të japë dëshminën e tij. Është Berisha, ministri i Brendshëm dhe komandanti i gardës së Republikës., dhe të tjerë me radhë. Ka dhe 2 element të rëndësishëm, e para zhdukja e provave, e të gjithë filmimeve nga kamerat e kryeministrisë dhe brenda që të cojnë të urdhri dhe e dyta është refuzimi i zbatimit të urdhër arresteve nga ana e policisë ku përgjegjësia është maksimale, atë ditë ka rënë Republika. Nëse mori një goditje shumë të madhe kur qeveria vrau 4 veta në mes të Bulevardit, Republika ra në komentin kur prokurori nxori mandat arrestet dhe Policia me në krye të Berishën refuzoi t’i kryente, nuk ka marr ende as gjykimin e as ndëshkimin e duhur. Veprimi i Policisë për hetime shtesë për vrasjen e Aleks Nikës dhe të plagosurve pa autor që i di Policia, të plagosur me plumba, jo me shkopin duhen hetuar dhe kërkesa e Policissë për të hetuar këtë vrasje dhe urdhër dhënësit dhe ato që fshehnë provat, i ka vënë në lëvizje i ka trembur. Shfaqja e djeshme në Tv Klan aty ku 10 vite me parë u tentua që shqiptarët të gënjeheshin me ato pamje të montuara që synonin që vrasjet i kishin bërë protestues, shfaqja e Ndrea Prendit, një i dënuar, një kriminel.
Faik Myrta nuk është vrarë pa dashje, e ka marrë plumbin në gjoks, nuk mundet që ta marrë plumbin në gjoks, që ky të ketë qëlluar në ajër. Dhe ta marrë plumbin në gjok. Të merret nën përgjegjësi Ndrea Prendi dhe të thotë pse çështja nuk u hetua, nuk besoj që Ndea Prendi ka vrarë pa dashje, ai ka vrarë me dashje dhe mban përgjegjësi jo vetëm për shkehjen e armës së tij, por edhe të të tjerë. Është reagim në kushte paniku nga prokuror që sot janë të lirë dhe nuk ndikohen nga urdhrta e tyre, por të asnjëherë. Frika nga rihapja e hetimeve dhe cuarja përpara vrasësit të Aleks Nikës dhe të gjithë ngjarjes, i bën të reagojë në këtë mënyrë, siç reaguan dje në TV, mjafton ta hedhin hapin, mezi pres që të dalë prap që i ka bërë vrasjet, që të nis hetimet prokuroria. Ka refuzuar që të bëjë dëshmi për ngjarjen, në cilin vetë të botës kryeministër vret, e pranon dhe vijon që të qëndrojë në pushtet dhe kryetari i partisë së tij thotë ai të kandidojë ku të dojë kuptoni me ca morali do ndeshemi 90 ditë më pas, shikoni fytyrën e Ndea Prendit në Tv dëgjoni Berishën dhe Bashë dhe pastaj shkoni votoni në 25 prill”, tha Braçe për Report Tv.