Home Sociale Prindërit e fëmijëve me sindromën Down të shqetësuar, kërkojnë prioritet vaksinimi

Prindërit e fëmijëve me sindromën Down të shqetësuar, kërkojnë prioritet vaksinimi

 

TIRANË- Dea Caushi është një vajzë e talentuar me sindromën Down, e cila si gjithë të tjerët u gjend e papërgatitur përballë situatës që i ka prekur të gjithë. Mamaja e saj znj. Arziko Caushi në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” tregoi vështirësitë që kanë qenë të shumta për shkak të ndërpresjes së mësimit dhe aktiviteteve të tjera që vajza e saj ndiqte përpara pandemisë:

“Shumë e vështirë, si për të gjithë ne jo vetëm për Dean, sepse shkolla na u ndërpre, terapitë u ndërprenë, Dea shkonte dhe në aktivitete ju ndërpre dhe ajo, e çoja edhe për fiskulturë u ndërpre dhe ajo. Në shkollë Dea ka bërë mësim online, mirëpo ka qenë shumë e vështirë për fëmijët tanë sepse vinin këtu tek qendra bënin terapi, takonin shokët kurse tani është shumë e vështirë, mbetën mbyllur brenda.E kemi të nevojshëm ne të tjerët, jo fëmijët tanë që e kanë të nevojshme sidomos kur vinin këtu që bënin terapi, takonin shoqërinë e tyre dhe tani janë izoluar brenda dhe janë kthyer mbrapsht .

Përpos sfidës së jashtëzakonshme shpirtërore, fizike dhe ekonomike për familjet që kanë fatin të kenë një fëmijë të vecantë, tashmë jetojnë edhe me frikën e infektimit,duke rritur kështu nevojën e këtyre personave për përkujdesje të specializuar. Znj.Arziko Caushi u shpreh se duhet të jetë prioritet vaksinimi kundër covid-19 edhe për personat me sindromën Down. Ndërsa tha se nuk ka asnjë informacion nëse vajza e saj do të jetë e përfshirë në kategorinë e atyre që duhet të vaksinohen sa më parë dhe se si mund të reagojnë kundrejt vaksinimit:

‘Në të vërtetë nuk na kanë thënë asnjë gjë, ne për vaksinën kemi dëgjuar vetëm në televizor, nëpërmjet portaleve, ama në lidhje me fëmijët tanë absolutisht asgjë. Nuk e dimë se cfarë do të bëhet thjesht kemi marr vet informacione por s’dimë asgjë çfarë do bëhet dhe si do reagojnë këto fëmijë” u shpreh ajo për emisionin “Rreze Dielli”.

VIABulevard News
SOURCEShqiptarja.com
Previous articleVeliaj me sipërmarrësit në Vorë: Bizneset e dëmtuara nga tërmeti, do marrin hapësira të reja shërbimesh
Next articleJozefina Topalli shpërthen në të qeshura pas publikimit të librit të Lulzim Bashës: Ky nuk din gjë në botë…