Home LifeStyle Princi Harry sulmon të atin: Ndihem vërtet i zhgënjyer nga babai im...

Princi Harry sulmon të atin: Ndihem vërtet i zhgënjyer nga babai im Charles, u soll shumë keq me gruan time

Në intervistën e bujshme me Oprah Winfrey, princ Harry ka deklaruar se ndihet i dëshpëruar nga babai i tij Princi Charles dhe se nëna e tij e ndjerë Diana do të kishte qenë e zemëruar dhe e mërzitur me mënyrën se si familja mbretërore britanike e kishte trajtuar gruan e tij, Meghanin.

Harry tha se ai nuk do të ishte larguar nga familja mbretërore po të mos kishte qenë për Meghanin, sepse “unë isha i bllokuar por nuk e dija se isha i bllokuar”.

“Ndihem vërtet i zhgënjyer sepse ai ka kaluar diçka të ngjashme. Ai e di se si është kjo dhimbje”- tha Harry për babanë e tij. “Unë gjithmonë do ta dua atë, por më ka lënduar shumë.”

Ai tha gjithashtu se ka qenë familja e tij që i ka shkëputur atij financat. “Familja ime më preu financiarisht. Por unë kam atë që nëna ime më la dhe pa atë nuk do të ishim në gjendje ta bënim këtë.”- tha Harry.

Mes të tjerash duka i Sussex-it tha se babai i tij Princi Charles, i cili është dhe trashëgimtari i fronit britanik, nuk i hapte më telefonatat e tij.

“Kam pasur tre biseda me gjyshen time dhe dy biseda me babanë tim para se ai të ndalonte marrjen e telefonatave të mia. Dhe pastaj ai tha, a mund t’i shkruash të gjitha këto me shkrim”- tregon Harry.

SOURCEBulevard News
Previous articleReme Lala u largua nga PS për shkak të tij? Flet Halit Valteri pas lëvizjeve të papritura të ditëve të fundit
Next articleLefter Maliqi tregon sa mandate do të marrë LSI në Berat