Home Kulture Princeshat dhe bizelja magjike vjen në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës

Princeshat dhe bizelja magjike vjen në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës

Përralla “Princeshat dhe bizelja magjike”, e cila është shkëputur nga përralla klasike e Hans Kristian Andersen here vjen në formë muzikale dhe komike në Teatrin Aleksandër Moisiu në Durrës.
Një mbretëri e tërë ka rënë në dëshpërim pasi Princi nuk arrin dot të gjejë një princeshë. Me ndihmën e bizeles magjike më në fund ai gjen princeshën e zemrës. Me regji dhe përshtatje nga Xhulioni Brisku dhe nën interpretimin e Elidona Alika, Jorida Meta dhe Madi Selimi, ky musical  vjen në datat 25 dhe 26 mars në oraret 10:30 dhe 11:30.

Për bileta dhe rezervime kontaktoni numrin 𝟬𝟲𝟴𝟯𝟵𝟭𝟯𝟴𝟭𝟯.

Previous articleAbuzim me tendera/ Shkarkohet kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla
Next articlePS thërret kryesinë: Nesër shpallen kandidatët e 14 majit për 61 bashki