Home LifeStyle Princ Harry rrëfen sulmin fizik nga vëllai i tij: Më hodhi në...

Princ Harry rrëfen sulmin fizik nga vëllai i tij: Më hodhi në dysheme, ndodhi për shkak të Meghan

Princi Harry ka pretenduar se vëllai i tij William e ka goditur dhe e hodhi në dysheme gjatë një debati të ashpër për gruan e tij Meghan Markle.

Në një fragment të jashtëzakonshëm nga autobiografia e tij e ardhshme, Harry kujton atë që ai e përshkruan si një sulm fizik nga vëllai i tij, për të cilin ai pretendon se e la me lëndime të dukshme, duke përfshirë gërvishtje dhe mavijosje.

Sherri dyshohet se shpërtheu në shtëpinë e tij në Londër në vitin 2019, ku William, tani Princi i Uellsit, thuhet se e ka quajtur Meghan “ të vrazhdë dhe të vështirë”.

Harry akuzoi vëllanë e tij për ‘nxitje të narrativës së shtypit’ për gruan e tij përpara se kjo të pasohej nga një përplasje fizike mes tyre. Kur ata filluan të debatonin për Meghan, Harry pretendon se William nuk po tregohej i arsyeshëm në mendime, gjë që çoi në një sherr mes tyre.

Previous articleSofta: Nëse nuk ka kufomë, e besueshme është që Ervis Martinaj është gjallë
Next articleTensionet në veri të Kosovës Vuçiq: Javën e ardhshme këshilltari i DASH do të vizitojë Beogradin