Home Politike Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të...

Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë

Një tjetër emër pritet t’i shtohet sot garës së PD për primaret për Bashkinë e Tiranës.

Mësohet se mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, do të prezantojë sot kandidaturën e tij.

Në garë janë gjithashtu deputeti Belind Këlliçi, por edhe ish-deputeti i Tiranës, Gert Bogdani.

Vetë mjeku në një postim në Facebook ka publikuar një foto me datën e sotme dhe orën 11:00. Pikërisht në orën 11:00 ai do të prezantojë kandidaturën.

Previous articleNjë familje në Australi kthen lëkurën e qenit të ngordhur në një qilim dekorativ
Next articleSerbia nuk ndryshon qëndrim, nuk vendos sanksione ndaj Rusisë