Home Politike Primaret e Berishës, PD: Emrat e Sali Non-Gratas, nuk janë kandidatët tanë

Primaret e Berishës, PD: Emrat e Sali Non-Gratas, nuk janë kandidatët tanë

Partia Demokratike është distancuar nga emrat e bërë publikë nga Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Në një njoftim, PD bën me dije se emrat e shpallur sot nga grupi që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha nuk janë kandidatë të PD-së. Alternativat e Berishës për Bashën janë mashtrimi i rradhës që ish-kryeministri po u bën demokratëve.

Reagim i PD: 

Emrat e shpallur sot nga Sali Non-Grata, nuk janë kandidatë të Partisë Demokratike. As ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me PD. Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD.  Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i rradhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zbardhur sot emrat e të gjithë garuesve për primaret që pritet të zhvillohen nesër, nga ku do të dalin kandidatët zyrtarë për zgjedhje e pjesshme lokale të 6 marsit. Nga lista vihet re se mungon emri i Voltana Ademit, e cila aktualisht drejton Shkodrën edhe pse me mandat të përfunduar. Në Shkodër është futur në garë Bardh Spahija.

Previous articleTirana humbet tifozët edhe ndaj Kukësit, “Tirona Fanatics” bojkot sfidës
Next articleMuaji i lindjes tregon shumë për gjendjen tuaj shëndetësore, zbuloni nga cilat sëmundje rrezikoheni