Home Politike Primaret e Berishës, Jul Deda: Të përballem me një politikan është e...

Primaret e Berishës, Jul Deda: Të përballem me një politikan është e vështirë, por unë jam i ‘regjur’ me gara

Julian Deda është një nga kandidatët për postin e kryebashkiakut të Tiranës, në primaret e Partisë Demokratike. Eksperienca në skenat shqiptare sipas Dedës, shërben si përvojë edhe me elektoratin.

“Nuk ka garë të lehtë, edhe në profesionin tim ka qenë një garë me veten dhe publikun, pra jam i regjur me këto gara. Të përballesh me një politikan është e vështirë, por aty vijmë nga profesione  të ndryshme, unë vij nga një eksperiencë 20-vjeçare shërbimi ndaj publikut, se kështu e cilësoj punën e time”, thotë ai, i ftuar në A2 CNN.

Primaret Deda i sheh si “një proces të bukur, 100% të lirë, nuk ka shans që të ndërhyjë dikush, kam hyrë që në fillim te Foltorja dhe primaret kanë qenë bast personal i Sali Berishës, Sot jemi përballë demokratëve, nesër do të jemi përballë përbindëshit e betonit, Erjon Veliaj”. Sipas tij, pikërisht qyteti që e kam pritur 22 vjet më parë, “nuk buzëqesh më. Të streson me parkimin, pluhurin. Nuk marr përsipër të bëj gjithçka vete, por me një staf. Edhe në profesionin tim pa një staf të mirë nuk del dot në skenë.

Thelbi i kësaj qasjeje është specialisti i mirë, ndërkohë që tani ka specialiste që punojnë për kryetarin.Tirana është qytet i të gjithëve, jo vetëm i demokratëve apo socialistëve. Unë në karrierë kam bërë për të qeshur të gjithë, demokratë dhe socialistë, pensionistë dhe fëmijë. Ajo që po kërkoj është enjtja gjë, t’i vihem në dispozicion të gjithëve”, vijon ai.

Pse Tirana dhe jo Shkodra e origjinës, për djalin e ikonës Zef Deda? “ Tirana është qyteti ku jetoj, ku kam ndërtuar familjen dhe ku ushtroj aktivitetin tim, në punë dhe në politikë. Këtu e blej bukën, jo në Shkodër. Plus që nuk ka shqiptar që nuk e do Tiranën, por kur vijnë këtu përballen me një kalvar në vete”, thotë Deda.

Previous articleNga dashi te peshqit, çfarë parashikojnë yjet për muajin dhjetor? Shenjat më me fat për 2023-shin
Next articleEmërohet shefi i krimeve dhe i komisariatit në Berat, do të zëvendësojnë të përjashtuarit nga policia pas zbulimit të serave me kanabis në Drenovicë