Home Slideri Prezantohet programi i rinisë të PS

Prezantohet programi i rinisë të PS

Selia-e-Partise-Socialiste-256x174Nga Lorjana Asllani / Kryeqendra e vëmendjes së Partisë Socialiste është rinia shqiptare. Kryetari I opozitës zoti Edi Rama bashkë me sekretarin për rininë z. Erion Veliaj, kryetarin e grupit të punës për politikat e punësimit z. Mazniku, nënkryetaren e FRESSH-it për universitetet znj. Koka si edhe atë për gjimnazet znj. Myridinasi prezantuan programin e kësaj partie për rininë. I gjithë ambjenti I Teatrit të Operas dhe Baletit në qytetin e Tiranës gumëzhinte nga zërat e të rinjve të cilët ishin mbledhure nga të gjitha rrethet. Me anë të kësaj pjesmarrjeje ata treguan mbështetjen e tyre për programin e Partisë Socialiste për ta, programin e Rilindjes. Rinia e qytetit të Durrësit gjithashtu e mbështeti këtë program me anë të pjesëmarrjes së saj. Rreth 60 të rinj të Sekretariatit të Rinisë për këtë qytet ishin të pranishëm në TOB. Fjalën hapëse të këtij takimi e mbajti kryeministri I ardhshëm I vendit z. Rama I cili foli për një Rilindje, që përvecse do të ndodhte në të gjitha fushat, do të fokusohej tek ata që I japin jetë Shqipërisë, tek rinia shqipëtare. Më pas zoti Veliaj foli për garancinë që I jep kjo parti popullit. Garancia është pikërisht kryetari, kapiteni Edi Rama. Në vijim znj. Joleza Koka, z. Arbi Mazniku dhe znj. Maria Myridinasi vazhduan me prezantimin e programit. Disa nga pikat kryesore ishin: hapja e qendrave të këshillimit të karrierës, ndërtimi I linjave të transportit vecanërisht për nxënësit dhe studentët, punësimi I mësuesve apo I të sapodiplomuarve për të shërbyer si mentor ë për nxënësit pas gjashtë orëve standarte që bëhen nëpër shkollat tona, një rilindje të arsimit të lidhur me tregun e punës dhe me nevojat e vendit, reformimin rrënjësor të sistemit të lartë arsimor dhe ndërtimin e laboratorëve apo bibliotekave që mungojnë në shumicën e rasteve,si dhe hapjen e zyrave të asistencës që do të bëjnë lidhjen e punëdhënësve me studentët. Një tjetër pikë ku është fokusuar Partia Socialiste në lidhje me rininë është edhe arsimi professional I mesëm si dhe ai I lartë. Kjo është një cështje mjaft e rëndësishme pasi në ditët e sotme të gjithë po marrin nga një diplomë si juristë apo ekonomistë, por ka mungesa të theksuara përsa I përket profesioneve që mësohen në shkollat profesionale. E vecanta e Partisë Socialiste dhe e kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë z. Rama në lidhje me qeverinë e tanishme ndër të gjitha qëndron tek planet e ndryshme që kanë për rininë e vecanërisht për fushën e arsimit. Qeveria e vendit tonë funksionon sipas planit “fonde publike-institucione private” ndërsa qeveria e ardhshme me në krye Edi Ramën do të finksionojë sipas planit: “ fonde private-institucione publike”. Ky është një nga dallimet më të rëndësishme qe do të sjellin “Rilindjen” e një Shqipërie më të mirë.

Previous articleA do të bëjë më homazhe PS në 21 janar?
Next articleRetrospektive / Edi Rama, kryetar i sektit të spiunëve