Home Aktualitet Prezantohet kreu i ri i Hekurudhës Shqiptare, drejtorët dhe “ishët” i kap...

Prezantohet kreu i ri i Hekurudhës Shqiptare, drejtorët dhe “ishët” i kap paniku

Është prezantuar sot kreu i ri i Hekurudhësh Shqiptare Ani Dyrmishi, emërimi i të cilit u dha lajm dje nga Bulevard News. Dyrmishi ka marrë zyrtarisht detyrën, ndërsa ditën e parë të emërimit duket se e ka kaluar në cermoni takimesh dhe urimesh. Por ajo që është vënë re ka të bëjë me faktin se emërimi i Ani Dyrmishit, një post politik  ky në kreun e HSH  që është mbajtur për 12 vite nga PD dhe LSI dhe që tashmë përfaqësohet  nga PS, ka ngjallur reagime dhe panik te drejtorët aktualë po dhe ata që kanë ikur. Cfarë të ketë ndodhur vallë me emërimin e Dyrmishit. Fillimisht ai u përfol se do të drejtonte përsëri Hipotekën pasi u pezullua nga detyra nga një teknik i PD në fushatë, më pas u përfol se do të merrte një post në Tiranë, kandidoi  për kancelar  të UAMD Durrës dhe u tërhoq nga gara. Vetëm dy javë më parë madje kur ai nuk ishte tërhequr Bulevard news  bëri të ditur garën brenda llojit mes Zazës dhe tij për kreun e HSH. Dje ai mori zyrtarisht emërimin, ndërsa sot është prezantuar. A kanë lidhje të gjitha këto lëvizje të përfolura të Dyrmishit me panikun që ka zënë drejtorët aktual dhe ishët? Kjo mbetet për tu parë. Dyrmishi njihet si një nga njerëzit më të aftë që ka PS në Durrës dhe me më shumë reputacion. Ai mundi të thyej bastionin e PD ku u caktua si kordinator ne zgjedhje , ndërsa ka mbajtur një peshë të madhe menazhimi në detyrat që i janë caktuar si drejtues. Ani Dyrmishi është një nga juristët më të  aftë të brezit të tij. Por ajo që bën përshtypje ka të bëjë me faktin se edhe në dy pozicionet që ka qenë më parë parë si drejtues ai ka nisur reformën në institucionet që ka drejtuar, duke qenë dhe jurist kjo ka shkaktuar dhe panik edhe  në të dy institucionet e mëparshme. Ajo që bën përshtypje është përse i gjithë ky panik në Hekurudhë. Ka ndodhur ndonjë gjë këto katër vjet që nuk duhet zbuluar. Vetëm pak muaj më parë kur zgjedhjet kishin mbaruar në HSH janë zhvilluar një ser tenderash skrapi me nxitim kur në fakt nuk duhet të jenë të tillë aq më shumë që nuk kanë munguar akuzat që janë  çuar për skrap dhe lokomotiva dhe vagonë që mund të ishin në punë. A do të mundë Ani Dyrmishi të hapë  këto letra tenderash për të dërguar në pranga ata që me lekët e skrapit financuan parti dhe a është kjo arsyeja që ai është dërguar në këtë post për të bërë jo vetëm revolucionin e ndryshimit të gjendjes së Hekurudhës po edhe asaj që i është bërë pasurisë së një vendi? Nuk dihet, Dyrmishi sot ka marrë urimet në një post pasi ka refuzuar disa të tjerë. Ai është emëruar tashmë duke ngjall panik, po çuditërisht jo te puntorët e thjeshtë që kërcënohen nga reforma per shkak të situatës në të cilën ndodhet Hekurudha, po te ata që janë r drejtues dhe ish drejtues.