Home Kosova Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të...

Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuara

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey.

Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për integrim në institucionet euroatlantike, me ç’rast ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen përgjatë viteve, duke theksuar se Kosova tanimë ka dëshmuar se është partner jo vetëm kredibil dhe i besueshëm, por i përkushtuar për të bashkëpunuar me aleatë për të kontribuar për paqe afatgjate në vend, rajon dhe kudo në botë.

Tutje, Presidentja Osmani vuri theksin në vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Forcën tonë të Sigurisë, e cila po forcohet me standardet më të larta të NATO-s, përmes trajnimeve të ndryshme në rritje të kapaciteteve të përbashkëta. Në këtë frymë, Presidentja potencoi edhe gatishmërinë e Kosovës që t’i bashkohet forcave britanike në misione paqeruajtëse në vende të tjera të botës.

Presidentja Osmani dhe Ministri i Shtetit Heappey, shprehën vullnetin e përbashkët për vazhdim të bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe forcimin e mëtutjeshëm të partneritetit në mes të dy vendeve, në frymë të vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta.

Previous articleVjedhja si dozë për narkozë
Next articleKjo është lista me të rinjtë më të pasur në Angli, midis tyre edhe një shqiptare