Home Kosova Presidentja Jahjaga një kafe me futbollistin Xherdan Shaqiri

Presidentja Jahjaga një kafe me futbollistin Xherdan Shaqiri

jahjagaPresidentja Atifete Jahjaga bashkëbisedoi dhe piu një kafe sot në Munich me futbollistin e njohur të Bayern Munich-ut, me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi Xherdan Shaqirin për lojën dhe shpirtin sportiv që po e tregon në fushën e futbollit. Ajo tha se të rinjtë nga Kosova kanë treguar vlerat e tyre kudo në botë, në të gjitha fushat dhe po dëshmojnë gjithë talentin e tyre në të gjitha fushat e jetës.


Sportisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, që kishte ardhur bashkë me familjarët, e falënderoi Presidenten për pritjen dhe për mbështetjen që po i jep sportit dhe të rinjve në përgjithësi në punën e tyre.


Futbollisti Xherdan Shaqiri, në shenjë respekti, ia dhuroi Presidentes simbolikisht një fanellë të tij me të cilën paraqitet në ekipin e Bayernit. BS

Previous articleSHBA: John Kerry është inauguruar, pasi Clinton u largua
Next articleIvanov : Konferenca, mundësi e mirë për Maqedoninë