Home Kosova Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadoren e Malajzisë në Romë

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadoren e Malajzisë në Romë

jahjagaPresidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim znj. Datin Paduka Halimah Abdullah, ambasadore e Malajzisë në Romë, jorezidente në Republikën e Kosovës, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Në takim, Presidentja Jahjaga i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malajzisë dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve, sidomos në fushën e bujqësisë, zhvillimit ekonomik dhe investimeve.
Ambasadorja e Malajzisë, jorezidente në Republikën e Kosovës, znj. Datin Paduka Halimah Abdullah shprehu gatishmërinë e vendit të saj për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.