Home Politike Presidenti Meta uron homologun francez: Shpresoj që rizgjedhja juaj, do të nxisë...

Presidenti Meta uron homologun francez: Shpresoj që rizgjedhja juaj, do të nxisë edhe më fort mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE

Presidenti Ilir Meta ka uruar përmes një shënimi në facebook, presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron. Meta shkruan se shpreson që rizgjedhja e tij do të nxisë edhe më shumë mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE.
“I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj, Emmanuel Macron,
Rizgjedhja Juaj si President i Francës, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të përzemërta e të sinqerta për përmbushjen me sukses të misionit Tuaj në drejtimin e Republikës Franceze.
Besoj fort se marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Francës, miqësia, bashkëpunimi dhe partneriteti euroatlantik do të rriten e forcohen edhe më shumë, gjatë mandatit tuaj të ri.
Bashkëpunimi i ngushtë dypalësh edhe shumëpalësh është shumë i rëndësishëm sot, si në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ashtu edhe si vende të NATO-s, veçanërisht në përballjen me sfidat rajonale, europiane dhe globale që të dy vendet tona kanë përpara.
Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përgjatë procesit të integrimit në Bashkimin Europian, shpresoj fort se, rizgjedhja Juaj si President i Francës do të nxisë edhe më fort mbështetjen që ky proces i rëndësishëm gjeostrategjik rajonal dhe europian të përfundojë me sukses dhe në kohën e duhur.” shkruan Meta.
Previous articlePartia e Berishës është magnet që tërheq çdo kënd që ka probleme me drejtësinë në këtë vend
Next articleWill Smith e goditi me shuplakë, reagon për herë të parë nëna e komedianit të njohur