Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nis sot vizitën e tij treditore në Maqedoninë e Veriut. Meta fillimisht do të pritet me një ceremoni të lartë shtetërore nga homologu vendas, Presidenti Stevo Pendarovski.
Ministria e Brendshme informoi se për shkak të kësaj vizite në Shkup do të ketë një devijim për qarkullimin e mjeteve.