Home Politike Presidenti Macron në Tiranë: Është e rëndësishme që të kemi solidaritet për...

Presidenti Macron në Tiranë: Është e rëndësishme që të kemi solidaritet për energjinë. Do të kthehem për një takim dypalësh

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Tiranë, vizita e parë e tij në vendin tonë. Ai është pritur nga Kryeministri Edi Rama.

Në prononcimin e tij për gazetarët e akredituar, Presidenti Macron theksoi se Samiti i Tiranës ndodh në një moment të rëndësishëm, ku çështja kryesore e bisedimeve mes liderëve do të jetë siguria për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Dua të falenderoj Kryeministrin Edi Rama për këtë samit në një moment mjaft të rëndësishëm për ne në këtë kuadër të Presidencës Çeke kemi në fakt projekte konkrete për të diskutuar”.

Macron theksoi edhe rëndësinë e solidaritetit për sigurinë energjetike midis BE dhe vendeve të Ballkanit.

Sa i përket energjisë elektrike, Macron u shpreh se ka krizë për shkak të luftës në Ukrainë, por theksoi se skenari i luftës nuk është për të.

“Kam thënë gjithmonë të njëjtën gjë, lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Dua të falenderoj Ramën për këtë samit, në një moment mjaft të rëndësishëm për ne në kuadër të presidencës ceke kemi projekte konkrete për të diskutuar.

Është e rëndësishme që të kemi solidaritet për energjinë. Gjithashtu edhe për procesin e integrimit në BE. Është e rëndësishme që të punohet drejt solidaritetit. Do të kemi mundësi bashkë me kancelarin Scholz të përgatisim konkluzionet për energjinë që janë diskutuar edhe javën e kaluar.

Ky debat është absurd. Roli i autoriteteve publike nuk është të qeverisen prej frikës. Roli i ministrave është të bëjnë punën në raport me energjinë. Kjo nuk është për të frikësuar njerëzit me skenaret absurd. Jemi vend i madh. Kemi energjinë për shkak të luftës, por secilin bën punën e vet. Skenari i frikës nuk është për mua”, tha Macron.

Sa i përket vizitës në Tiranë, Presidenti francez u shpreh se do të rikthehet.

“Jemi shumë krenarë dhe të lumtur që gjendemi këtu. Miku im i mirë më ka ftuar disa herë jam këtu por do të kthehem për një takim dypalësh”.

Previous articleFilmi “The Albanian Virgin” në Festivalin Ballkanik në Romë
Next articleRama: Ballkani ka energji tjetër nga Brukseli, ne si ‘Rock and Roll’ ata si simfoni klasike