Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka kritikuar Greqinë për presionin që po i bën vendit tonë në çështjen e Fredi Belerit. Gjatë një konference për shtyp, Milanoviç tha se ky është presion i drejtpërdrejtë i Greqisë mbi sistemin gjyqësor shqiptar dhe mbi politikën shqiptare.
“Kryebashkiaku i Athinës ka ardhur për të demonstruar në një fshat shqiptar. Kjo ndodh për faktin se disa javë më parë, një kandidat me etni greke, për të fituar Bashkinë e Himarës, është zënë duke vjedhur vota. Dhe ata shkojnë në Himarë për të protestuar me një grup njerëzish të tjerë dhe të kundërshtojnë vendimin. Unë e di shumë mirë çfarë ndodh atje”, tha Milanoviç.