Home Maqedonia Presidenti Ivanov në Forumin global të Aleancës së civilizimeve në Vjenë

Presidenti Ivanov në Forumin global të Aleancës së civilizimeve në Vjenë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov prej sot do të marrë pjesë në Forumin e pestë global të Aleancës së civilizimeve të Kombeve të Bashkuara të KB-së (UNAoC), që mbahet në Vjenë.

largea_ivanov1361867883Gjatë forumit treditor kushtuar temës “Lidershipi i përgjegjshëm në diversitetet dhe dialogun”, shefi i shtetit të Maqedonisë do të mbajë fjalim në sesionin plenar të paraparë për nesër paradite si pjesë e aktiviteteve për hapjen e ngjarjes.

Në margjinat e forumit, Ivanov sot pasdite do të ketë takim me presidentin austriak Hajnc Fisher, me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për zhvillim industrial (UNIDO), Taizo Nishikava dhe me sekretarin e përgjithshëm të organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lamberto Zanier.

Për nesër janë paraparë takime të presidentit të Maqedonisë me kryeministrin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe me përfaqësuesin e lartë të KB-së për Aleancën e civilizimeve, Nazir Adbiulazis Al-Naser.

Forumi në Vjenë do të bashkojë liderë politikë, përfaqësues të trupave ndërkombëtarë dhe rajonal, të sektorit joqeveritar dhe privat, organizatave të të rinjve, agjencive të donatorëve dhe fondacioneve…, të cilat duhet të ofrojnë mënyra të reja për promovimin e dialogut dhe mirëkuptimit ndërkulturor. Fokusi i diskutimeve është i përkushtuar në promovimin, mbrojtjen dhe gëzimin e plotë të së drejtës universale të lirisë fetare në dritë të pluralizmit religjioz përmes edukimit, pluralizmit medial dhe llojllojshmërisë të përmbajtjes mediale si faktorë kyç për nxitjen e debatit publik, demokracisë dhe vetëdijes për dallimin e mendimeve dhe potencialeve dhe sfidave të formësimit të një rrëfimi të ri për migrimin, integrimin dhe mobilizimin në ekonominë globale.

Previous articleMaqedonasit e ‘luftojnë’ Xhaferrin me grafite
Next articleKlodiana Spahiu: Politika shëndetësore e qeverisë ka dështuar