Home Sport Presidenti i UEFA-s shkon me makinën e Armand Dukës në kryeministri për...

Presidenti i UEFA-s shkon me makinën e Armand Dukës në kryeministri për të takuar Ramën

Presidenti i UEFA-s, Aleksader Ceferin, ka mbërritur në Kryeministri për takimin me kryeministrin Edi Rama. Temë e diskutimeve do të jenë edhe zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku Armand Duka kërkon një mandat të 6-të radhazi. Ceferin mbërriti sot në Shqipëri dhe pas një dreke me kreun e FSHF-së, Armand Duka, ka shkuar në takimin zyrtar me kryeministrin. Por ajo që ra në sy, është fakti se për ta dërguar në këtë takim, FSHF nuk përdori automjetet e institucionit, por automjetin personal të presidentit Duka.

Agjenda

12:30 – Mbërritja në Aeroportin “Nënë Tereza”
13:00 – Dreka me presidentin e FSHF-së, Armand Duka
15:00 – Takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama
16:00 – Vizitë në zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit
18:00 – Largimi nga Shqipëria

Previous articleKosovë/ 2,110 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit
Next articleSHBA konsolidon forcën në Mesdhe, aeroplanmbajtësja ”Harry Truman” qëndron në Adriatik