Home Politike Presidenti i ri/ Duka: Të provojmë të propozojmë kandidatë, nuk ma kap...

Presidenti i ri/ Duka: Të provojmë të propozojmë kandidatë, nuk ma kap truri të jetë e vështirë kjo punë

Agron Duka ishte i qartë në fjalën e tij për opozitën dhe mazhorancën teksa diskutojnë për zgjedhjen e presidentit të ri. Duka tha se duhet të provojnë të flasin me emra për kreun e ri të shtetit dhe do ia lënë në dorë mazhorancës që të tregojë nëse i bënë raundet vetëm për të arritur ku donin vetë apo jo. Nuk mungoi dhe batuta e tij me shifrat duke shkaktuar shumë të qeshura.

“Të gjejmë nja 20 firma. Të kemi sy e faqe para publikut që të themi raundet e tjera bëjini vetë se nuk vijmë fare se e keni bërë si proces për të shkuar mulliri që doni vetë. Por duhet ta provojmë. Unë hyj tek njerëzit e thjeshtë, nuk ma kap truri që të jetë e vështirë kjo punë. Nëse pranojnë një nga kandidaturat tona, ta provojmë një herë. Ama kur thuhet ne bëjmë 84, për mua nuk shkon. Edhe unë e bëj. E keni 76 ju. Po sa i bie 7 dhe 6 se mos bëj gabime në matematikë. 8 veta i bëj dhe unë.  Nuk mund të shprehesh kështu. Nëse do ta bësh konsensual, nuk thua dot 84, konsiderohemi të gjithë bashkë. Të tregohemi pak më pragmatist, të mos i lodhim njerëzit. Duhet të gjejmë një njeri që na duket përfaqësues, këto ta ndjekin dhe vijojmë rrugën tonë. Pastaj i ndjekim nga televizori”, tha Duka.