Home Politike Presidenti i ri/ Bylybashi-mazhorancës: Nëse po përpiqni të ndërtoni matematikë të thatë...

Presidenti i ri/ Bylybashi-mazhorancës: Nëse po përpiqni të ndërtoni matematikë të thatë numrash, do shtyni vendin drejt krizës

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për presidentin e ri, Oerd Bylykbashi tha se kreu i ri i shtetit duhet të përdoret për rikthimin e balancave në vend. Një mesazh të prerë e kishte edhe për mazhorancën duke i thënë se nëse po përpiqen të ndërtojnë matematikë të thatë numrash, nuk do bëjnë gjë tjetër vecse të shtyjnë vendin drejt krizës.

“Sot është një seancë e rëndësishme për ne. Pa i hequr asgjë asaj që tha Mediu, rëndësia e presidentit të republikës është ajo që të gjithë ne e lexojmë shpejt. Presidenti pavarësisht se në 2016 u zhvesh nga tagra të rëndësishme kushtetuese, u zhvesh nga roli i tij duke u hequr nga kreu i KLSH, duke u hequr nga kompetencat e tij për emërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, propozimin e 9 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Atëherë u bë presidenti edhe më i dobët, megjithatë rolin e madh e ka si kreu i shtetit dhe duhet të shërbejë si mekanizëm që ta përdorim në kuadër të rikthimit të balancave në vend.

Duhet të reflektojë vullnete politike që vijnë nga vota. Nëse do të përpiqeni si mazhorancë që ta ndërtoni si matematikë e thatë numrash për të arritur tek 84 ose 71, kjo do t’i kontribuojë krizës, kështu që të përpiqemi që të gjejmë jo thjesht emra dhe kritere, por të shkojmë drejt një figure që përfaqëson popullin. Përndryshe veprimet tuaja shtyjnë drejt një krize të zgjatur në këtë vend”, tha Bylykbashi.